Në Shqipëri ka fshatra me vetëm 5 familje

Fshatra të tërë të Shqipërisë po braktisen, të rinjtë emigrojnë ndërsa të paktët që kanë mbetur janë të moshuarit të cilët nuk kanë ku të shkojnë tjetër. Fshati Valësh i Elbasanit dikur numëronte 200 familje, ndërsa sot nuk kanë mbetur më shumë se 5 familje. Largësia, mungesa e infrastrukturës dhe gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që qindra njerëz të lënë shtëpitë e tyre. Edhe pse me bukuri të rralla natyrore, jetesë tashmë në këto fshatra është bërë e vështirë. Dyqane, kopshte e zyra u mbyllën ndërsa shkolla numëron vetëm 5 nxënës, edhe këta në pritje për tu larguar së bashku me prindërit e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?