”Në Shqipëri ka një celulë antiamerikane”, Spahiu: SHBA-ja ta shkatërrojë sot, nesër do jetë vonë
Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se në Shqipëri ekziston një celulë antiamerikane që drejtohet nga rusët. Spahiu u shpreh se ka informacion se celula antiamerikane më e organizuar në Ballkan ndodhet në Shqipëri dhe SHBA duhet ta shkatërrojë sa nuk është vonë.
“Janë të gjitha informacionet se celula amerikane më e organizuar në Ballkan ndodhet në Shqipëri. Është një organizatë e strukturuar me media, me financime, drejtim politik, me imunitet, me polici të fshehtë.
Është organizimi më i rrezikshëm sot për sot dhe drejtohet nga Moska, këta çapaçulët e Tiranës janë në listën e zezë të SHBA. SHBA duhet t’i shkojë në fund kësaj historie. Nëse SHBA vonohet në asgjësimin e kësaj celule do të jetë shumë vonë. Duhet të ndërhyjnë me të gjitha mjetet siç kanë bërë në shtetet e tjera”, tha Spahiu për ”Euronews Albania”.