Në Shqipëri nuk ka më Covid-19, 1 viktimë dhe vetëm 6 raste të reja në 24 orë

Covid-19 duket sikur është shuar në vend. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit betejën nuk e ka fituar vetëm një viktimë dhe numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë shkon në 2445. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me Covid-19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Korça, 66-vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes”.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 2020 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Shkodër, Mat, 1 rast në Mirditë, Berat. Kurse po në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,826 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ulja drastike e shifrave, ka sjellë rrjedhimisht edhe një ulje të përkujdesit ndaj vetes, por mjeku Tiran Kalo vë theksin se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë. Kjo sepse përveç Covid-19, kjo periudhë ka edhe virozat e stinës, për të cilat shprehet se janë po aq të rrezikshme sa ky virus.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Virozat e stinës me ngjashmëri epidemiologjike dhe klinike shumë të madhe me Covid-19, edhe ato sjedhin jo pak shqetsime për shëndetin e individit dhe mirë-funksionimin e Shëndetit Publik. Parandalimi i infektimit prej tyre, nuk u ka asnjë ndryshim nga parandalimi i infektimit dhe i përhapjes së Covid-19, ndaj për asnjë dekikë mos e nënvlerësoni vetëndërgjegjësimin si dhe përkujdesin ndaj vete”,-thotë Kalo.

Statistika (24 Maj 2021)

Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 94
Të shtruar në spitale 57
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2020
Testime totale 700,270
Raste pozitive 132,215
Raste të shëruara 128,826
Raste aktive 944
Humbje jete 2,445

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 505
Korçë 108
Shkodër 85
Vlorë 53
Elbasan 42
Berat 39
Lezhë 32
Gjirokastër 34
Fier 20
Kukës 13
Durrës 10
Dibër 3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?