Në sitë ”Fast-food-et” dhe dyqanet pranë shkollave

Helmimi i 61 nxënësve të shkollës së mesme në Postribë, ka vënë në lëvizje institucionet në Shkodër. Paçka se zyrtarisht përgjigjia që do të zbardhë shkakun e helmimit, pritet të vonojë të paktën edhe 3 ditë nga laboratori përkatës, prefekti Çesk Millja thirri në një takim me dyer të mbyllura drejtuesit e shëndetësisë, higjenës dhe sigurisë ushqimore.

Pas kësaj që ndodhi, në filtër do të kalojnë të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitet pranë shkollave, me fokus të veçantë ”Fast-food-et”. Këtë lëvizje të re të institucioneve, ndonëse nuk ja faturon ngjarjes, prefekti Millja është i prerë kur thotë që mbi të gjithë subjektet që nuk plotësojnë kriteret do të veprojë ligji.

Konfuzionet me shifrat që shfaqën ditën e parë të ngjarjes policia dhe spitali, tashmë janë sqaruar. Trajtim ditor marrin 47 fëmijë, ndërsa 14 vijojnë të jenë të shtruar në spital. Pas përgjigjes që do të vijë nga laboratori i analizave në Tiranë, pritet të mësohet jo vetëm shkaku i helmimit të fëmijëve, por edhe masat që do të marrin institucionet në fjalë.

SHKARKO APP