“Në sitë i gjithë dokumentacioni i pronësisë që nga viti 1992”

Përfitimet e të tretëve me pronat në Shqipëri duket se kanë vënë në lëvizje institucionet shqiptare, të cilat mësohet se kanë nisur një hetim për të gjitha pronat e dhëna gjatë këtyre 27 viteve demokraci.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Ora News se është në sitën e hetimit i gjithë dokumentacioni i pronësisë nga viti 1992 deri në ditët e sotme.

Sipas të njëjtave burime mësohet se ka prova se qindra hektarë tokë janë përfituar padrejtësisht nga persoan të tretë që nuk kanë asnjë lidhje me pronën e përiftuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu mësohet se janë falsifikuar dokumente, sidomos me ndarjet e pronave sipas ligjit të famshëm 7501 në bashkëpunim me zyrtarë të hipotekave.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shumë nga zyrtarët, apo familjarë të tyre kanë përfituar vetë prona në bregdet” bëjnë me dije këto burime për Ora News.

Kohët e fundit u zbulua skandali me abuzimin e pronave në Velipojë ku është përfshirë edhe një ish-zyrtar i hipotekës në një qytet në veri që mendohet se është vrarë.

Njësia Task-Forcë në Policinë e Shtetit po bën verifikime edhe në Himarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?