“Në Spanjë 50-60 % e personave në azile kanë vdekur, java tjeter më e keqja”

I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila në TV Ora, mjeku Kita Sallabanda tha se në azile kanë vdekur rreth 50-60% e personave nga koronavirusi.

Ai shtoi se pritet që javës tjetër të përkeqësohet situata duke u përballur me piken e të sëmurëve në reanimacion.

Kita SallabandaNë Spanjë ka qenë një tragjedi e madhe. 50-60 % e personave që kanë qenë në azile kanë vdekur. Unë mendoj se akoma nuk jemi në situatën e Lombardisë. Javës tjetër mendohet se do të jemi keq, ku në sallat e operacioneve do të futen të dyja grupet, edhe të rinte edhe të vjetrit. Për të mbajtur një të sëmurën na duhen 3 javë. Mendohet se javën tjetër të kemi pikun në reanimacion dhe mendohet se do të ketë një rritje të personave që do të vdesin, por kemi një ulje të personave që shkojnë në reanimacion. 

Masat nga qeveria spanjolleje janë marrë me vonesë dhe është kritikuar për këtë gjë, kanë filluar të funksionojnë. Nga njëra anë kemi një kolaps në shërbimin e reanimacionit, ndërsa nga ana tjetër kemi më pak persona që shkojnë në urgjencë. Nga spitalin e Madridit që shkonin 300 veta sot shkojnë 200 veta. 

SHKARKO APP