Në Spanjë festivali i vrapimit të demave

 

Në rajonin Pamplona që ndodhet në rajonin autonom Navarra të Spanjës, para ndërtesës së bashkisë ka filluar festivali “San Fermin”, i cili është i njohur me vrapimin e demave.

Mijëra persona të veshur me bluza të bardha dhe shall të kuq të cilët kishin mbushur sheshin për të festuar fillimin e festivalit dhe për të vërejtur shkrepjen e fishekut të emëruar “Chupinazo” brohoritën “Pamplonasit, rroftë San Fermin”, raporton AA.

Gjatë hapjes, vendasit dhe turistët kanë valëvitur në duart e tyre shallet e kuqe dhe pas shkrepjes së fishekut, shallet i vendosën në qafë. Ndërsa anëtaret e shoqatave për të drejtat e grave, për të protestuar ndaj ngacmimit seksual të grave, gjatë festivalit kanë vendosur shallet me ngjyrë vjollcë.

Pamplona, e cila ka një popullsi prej afërsisht 200 mijë banorë, pritet që në ditët e ardhshme të vërshohet nga vizitorët, numri i të cilëve pritet të shkojë në 1 milion persona. Gjithashtu mësohet se hotelet janë mbushur 78 për qind, ndërsa në festival, i cili do të vazhdojë deri në 14 korrik, do të zhvillohen 459 aktivitete.

Demat të cilët do të dalin në arenë në kuadër të festivalit nesër në orët e mëngjesit do të vrapojnë nëpër rrugë. Vrapimi i parë do të përfshijë dema nën shoqërimin e qindra personave, dhe, pas një rruge 850 metra, do të mbërrijnë në arenë.

 

Në këtë festival, që daton nga viti 1924, thuhet se janë plagosur qindra persona dhe kanë humbur jetën 15 të tjerë. Ndërsa ndaj atyre që nuk zbatojnë rregullat në vrapimin me dema do të gjobiten nga 600 deri në 60 mijë euro.  

SHKARKO APP