Në spitalin Infektiv nuk ka më të moshuar, mjekja: Ka dhënë efekt vaksinimi

Në spitalin Infektiv, është ulur ndjeshëm grupmosha e pacientëve. Nëse më parë ishin të moshuarit mbi 70 vjeç ata të cilët kërkon më së shumti trajtim spitalor, tashmë vendin e tyre e ka zënë 40, 50 vjeçarët.

Mjekja infeksioniste Entela Kolovani, thotë se kjo vjen si pasojë e vaksinimit të të moshuarve. Sipas saj problemi me Covid tashmë është tek moshat e reja.

“Ditët e fundit kemi pasur grupmosha 35-40 vjeç, por bie në sy një rënie shumë e madhe e pacientëve të moshës së tretë. Them që kjo grupmoshë ka filluar patjetër efekti i vaksinës. Ndërsa për qytetarët e tjerë për moshat mbi 40- 60 vjeç duhet të jenë të vëmendshëm që të ruajnë masat,” tha ajo.

Disa javë më parë, Covid-19 rrezikonte së tepërmi jetën e grave shtatzënë. Por sot, fatmirësisht nuk ka asnjë të shtruar në spitalin Infektiv.

“Patëm një numër grashë, të cilat e kaluan rëndë. Sot nuk kemi shtatzëna,” thekson mjekja.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 50 pacientë. Urgjencat e Tiranës, shkojnë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në të cilin ndodhen të shtruar 57 persona. /abcnews.al

SHKARKO APP