Në të gjithë pikat kufitare testi i shpejtë është monopol i privatit

Një prej kushteve që kërkohet në të gjitha kufinjtë në Shqipëri është edhe testi i shpejtë në mungesë të testit PCR. Kjo ka bërë që në të gjithë pikat kufitare të hapen pika testimi për ”rapid test” ku drejtohen me mijëra udhëtarë.

Sa i përket Aeroportit të Rinasit nuk ofrohen testet e shpejta, as testi serologjik apo edhe ai i antigjenit, por vetëm testet PCR, të cilat bëhen nga një kompani private dhe kushton 35 euro. Në të gjitha pikat e tjera kufitare çmimet variojnë nga 15 deri në 25 euro dhe realizohen nga disa kompani të caktuara private.

Çmimet janë tepër të larta, duke ia kaluar shumë vendeve të BE-së që në të shumtën e rasteve i ofrojnë edhe në farmaci teste të tilla apo kanë bërë marrëveshje me kompanitë që çmimi të ketë një limit si në rastin e Italisë kur testi nuk i kalon 15 euro. Pse qeveria shqiptare nuk e bën një marrëveshjet të tillë me privatët? Ka vende që testin e shpejtë e ofrojnë edhe falas nga shteti në pikat kufitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?