Në Tiranë vjen Nikolla Gruevski…por pse jo Alexis Tsipras!

Në Forumin Ekonomik të Vjenës që do të mbahet në Tiranë në datat 27-28 maj, do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Ai vjen në Tiranë në një moment delikat, tepër i kritikuar nga shqiptarët, dhe madje të zemëruar për rolin që pati në Kumanovë, ku policia vendase ndërhyri brutalisht duke vrarë torturuar e burgosur disa shqiptarë.  

Kreu i qeverisë maqedonase ka konfirmuar vizitën e tij në kryeqytetin dhe shqiptar dhe pritet të vijë sot në orën 17:00.

Në agjendën e Gruevskit, janë parashikuar takime me krerët më të lartë të shtetit. Një nga kryeministrat e rëndësishëm që do të mungojë në këtë forum, është ai i Greqisë, Alexis Tsipras, i cili deri tani nuk e ka konfirmuar vizitën e tij, në Tiranë.

Kjo për faktin se Greqia është në BE dhe nuk ka presionin e Europës, pasi vendet që marrin pjesë në këtë takim synojnë të anëtarësohen sa më shpejt dhe Gjermania ka vënë si kusht që të përmirësohen marrëdhëniet mes vendeve të rajonit, në Ballkanin Perëndimor. 

SHKARKO APP