Në tre muaj 101 shqiptarë në burgjet e Anglisë

Në shkrimin me titull “Emigrantët ilegal shqiptarë të dënuar për epideminë e fermave të kanabisit” theksohet se nga këta 101 persona, 77 prej tyre u dënuan për përfshirjen në kultivim kanabisi në shtëpitë e barit. Totali dënimeve të tyre shkon në 300 vite burg.

Daily Telegraf shkruan se katërfishimi numrit të shqiptarëve të dënuar për shtëpitë e barit lidhet me masat e ndërmarra nga qeveria angleze për të ndaluar punësimin e emigrantëve ilegal. Në të tilla kushte emigrantët ilegal shqiptarë në Angli dhe Uells përfshihen në kultivimin e kanabisit.

Gjatë 5 viteve të fundit grupet kriminale shqiptare në Angli, nxorën jashtë loje grupet vietnameze të specializuar për ngritjen e shtëpive të barit.

SHKARKO APP