Në Turqi për kurim, Rama pret në Kryeministri policin që u dëmtua gjatë protestave për Klodianin
Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij në kryeministri efektivin Fadil Allaraj i cili u dëmtua në sy gjatë protestave për Klodian Rashën në Tiranë. Bashkë me efektivin Rama priti edhe prindërit si dhe bashkëshorten e këtij të fundit.
Rama tha se gjithçka shkoi ashtu si duhej falë edhe ndihmës së parë që mori në Tiranë. Ai u shpreh se mjekët tanë shpesh paragjykohen, duke theksuar se një ndërhyrje e kësaj natyre nuk mund të bëhet as në vende si Franca apo Gjermania.
Ai këshilloi çiftin që të bëjnë një fëmijë tjetër pasi siç u shpreh me batutë nuk duhet të ndjekin shembullin e tij.
Pjese nga biseda
Rama: Unë isha shumë në merak sepse atë natë mjekët kishin shqetësimin se mos kishte rrezik transporti. Duhet të kishim garanci. Ne e kemi marrë këtë opinion nga mjekët atje që nëse nuk do ishte bërë faza e parë kështu do të ishte e pamundur që të shpëtohej.
Ata janë shumë të kënaqur me rezultatin. Deri sa të provohet nga ai ne nuk kemi çfarë flasim. Ka ndryshuar komplet kornenë e syrit që ishte problemi më i madh. Ja ke fal dritën e syve dhe ne duhet me e mbrojt.
Në atë moment ajo nevoja është që të thuash se e bëra maksimumin si prind. Për fat të keq mjekët tanë paragjykohen shumë. Por kjo është një ndërhyrje që nuk bëhet në çdo vend të botës. Nuk bëhet as në Francë as në Gjermani
Manastirliu: Edhe ndërhyrja ka qenë e vështirë. Ne e kemi ndjekur.
Rama: Ne e kemi bërë detyrën, shyqyr zotit, falë miqve ja kemi dalë me sukses. Kjo ka rëndësi. Të tjerët janë detyrë.
Rama: Nuse u qetësove pak?
Bashkëshortja e efektivit: Po shumë.
Rama: Mirë që ke këtë
Babai i efektivit: Shkon nga shkon në darkë atje shkon
Rama: Ajo është ministria e Brendshme
Rama: Keni fëmijë
Bashkëshortja e efektivit: Po kemi dy, një djalë dhe një vajzë
Rama: Shikoni ndonjë fëmijë tjetër, mos më shikoni mua që i lashë kaq larg,