Në vend priten 500 mijë doza Coronavac, kjo për të vijuar vaksinimin

Mungesa për vaksinën kineze anti-covid pritet të zgjidhet pas disa ditësh. Me firmosjen e kontratës nga qeveria shqiptare, 500 000 doza të tjera Coronavac do të vijnë për të vijuar procesin e vaskinimit.

“Lajmi i mirë është që kemi kontratën e re të firmosur nga qeveria shqiptare për 500 000 doza të tjera Coronavac. Pritet që të vijnë në ditët në vazhdim dhe do të jetë e mundur të vaksinohet popullata si me dozën e dytë, ashtu edhe me dozën e parë”, shprehet Iria Preza, specialiste e programit të vaksinimit.

Ekspertët e programit të vaksinimit theksojnë se zgjatja e afatit pas dozës së parë nuk krijon probleme. Specialistët thonë se shtyrja e dozës së dytë krijon më shumë antitrupa mbrojtës ndaj Covid-19.

”Nuk është asnjëherë problem nëse e shtyjmë. Është një procedurë që e kryejmë edhe tek vaksinat e kalendarit të fëmijëve. Doza e parë fillon të japë imunitet dhe me plotësimin e dozës së dytë krijohet mbrojtje më e lartë”.

SHKARKO APP