Në vend të luftës, 30 efektivë dalin përdorues të kokainës

Janë ata që duhen të gjejnë trafikantët e lëndëve narkotike dhe të parcelave me drogë, por në Shqipëri policët e shtetit po dalin të jenë përdorues të kokainës. Mbi 30 efektivë policie kanë rezultuar pozitivë në testin e drogës, nga rreth 1000 që e kanë kryer deri tani.

Efektivët e parë të ekzaminuar deri tani janë përzgjedhur nga SHÇBA si dhe drejtuesit e tyre në bazë të dyshimeve e informacioneve paraprake.

Disa prej policëve që rezultuan pozitivë kanë kundërshtuar përgjigjen e testimit, duke mohuar të jenë përdorues si dhe paralajmëruar padi në gjykatë. Për këto raste dhe çdo kundërshti tjetër të këtij procesi, efektivëve u lind e drejta e ritestimit.

Në fazën e parë të këtij procesi, testimit do t’i nënshtrohen efektivët me grada të ulëta policore. Pas tyre në fazën e dytë këtë proces do e kalojnë edhe drejtuesit më të lartë të uniformave blu.

SHKARKO APP