Në vetëm 1 muaj janë shkrumbuar 223 hektarë me pyje dhe shkurre në mbarë Shqipërinë

Zjarret e shkaktuara prej temperaturave të larta, verën e kaluar dogjën 2.996 hektarë pyje dhe shkurre, ndërsa për muajin qershor të këtij viti deri tani janë regjistruar 223 hektarë të djegur. Në 61 bashki ka shërbim zjarrfikës, ku janë të angazhuar 1180 punonjës, ose ndryshe 1 zjarrfikës për 2398 qytetarë.

Sipas të dhënave të ministrisë, çdo qytet ka minimumi 1 automjet zjarrfikës dhe 13 punonjës profesionistë, përjashtuar, Tiranën, Durrësin dhe Fierin, ku numri i automjeteve shkon në 12.

U desh gati një jave për të shuar flakët që përfshinë pyjet në malin e Tomorit. Në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit u angazhuan 50 forca zjarrfikëse dhe ushtrie, dhe një helikopter.

SHKARKO APP