Në vigjilje të festave, 3800 udhëtarë hyjnë në Durrës veç paraditen e së dielës
Në vigjilje të festave të fundvitit është rikthyer fluksi i udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit.
Me 3 tragetet e linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, janë rreth 3800 udhëtarë dhe 460 mjete që pritet të hyjnë në vendin tonë nga kjo pikë kufitare vetëm gjatë kësaj të diele.
Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë, me 20 sportele në funksion të udhëtarëve dhe mjeteve të tyre.
Ky fluks vjen pas vendimit të autoriteteve italiane, për klasifikimin e Italisë në ” zonë e kuqe” duke kufizuar lëvizjet e qytetarëve nga data 24 dhjetor deri në 6 janar të vitit të ardhshëm.