Në vitin 2009, Blinken vlerësonte Kryeministrin Berisha në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes në SHBA të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Në raportin e DASH thuhet se Berisha është përfshirë në korrupsion veçanërisht në periudhën kur ka shërbyer si kryeministër.

Por në një takim mes të dyve në vitin 2009 në Shtëpinë e Bardhë, kur Blinken ishte Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit Joe Biden, Blinken vlerësonte Berishën për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një njoftim të kryeministrisë të asaj kohe, ruajtur në faqen http://arkiva.km.gov.al/ thuhet se “zoti Blinken vlerësoi lart suksesin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformat ekonomike, etj”. /A2 Cnn

SHKARKO APP