Në Vlorë pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla për 6 ditët e ardhshme

Përkeqësimi i kushteve metereologjike me gjirin e Vlorës pezullon lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në portin e Vlorës për 6 ditët e ardhshme.

Kapiteneria e portit bën me dije se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për ditën e sotme do të jetë në drejtimin JUG-JUGPERENDIM në forcën 4-5bft 08-10m/s brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 10-17m/s me lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

Sipas kapitenerisë përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të nisë nga ora 16:00 e pasdites së sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq edhe bashkia e qytetit në bazë të parashikimeve paralajmëron qytetarët të bëjnë kujdes dhe te shmangin lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to , për ditët në vazhdim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?