“Në Vorë mund të kenë votuar edhe Kim Kardashianin”

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi sot me 4 vota kundër dhe 3 pro kërkesën e LSI për të shpallur të pavlefshme zgjedhejt në Vorë.

Çudi bëri vota e kryetares Lefterie Luzi e cila votoi kundër kërkesës së LSI.

Luzi është njohur muajt e fundit për vendimet e saj pro mazhorancës dhe vota e sotme shkakton paksa habi.

Në KQZ nuk kanë munguar as batutat.

Pasi Ylli Manjani i LSI tha se do ta vazhdojnë çështjen në istanca më të larta, Denar Biba i PS tha “Në Vorë mund të kenë votuar edhe Kim Kardashianin.

Ai natyrisht që i referohet disa fotove ironizuese që u publikuan në rrjetet sociale ku shiheshin fletë votimi me emrin e Kim Kardashian sipër.

SHKARKO APP