Në votimin e raundit të katërt a do të jetë opozita në sallën e Parlamentit?

Nga Lindita Kokoli-

Sot dështoi edhe raundi i tretë për të nxjerrë një emër kandidat për President Republike. Deri në raundin e tretë e kishte radhën opozita për të paraqitur një emër, ndonëse në mënyrë kushtetuese çdo 20 deputetë mund të paraqesin një kandidat. Por kryeministri Rama ua la topin në derë PD-së duke ditur se janë në sherrnajë mes njeri tjetrit, aqsa as 20 deputetë nuk bëhen në një mendje për një emër!

Politikisht, kryeministri, e dogji opozitën në sytë e publikut shqiptar sepse nëse ata do të paraqisnin një emër VIP, do ta kishte vështirë për ta kundërshtuar mazhoranca, ndonëse prapë nuk besohej se do ta votonte PS. Por para qytetarëve shqiptarë Opozita do të tregonte se është serioze dhe se për kryetarin e shtetit ka paraqitur një emër shtetari dhe të gjithëpranuar.

Por PD tregoi edhe në këtë rast se është në një katrahurë, sa nuk ja vlen ti hedhësh sytë edhe ca kohë.

Tani vjen votimi i raundit të katërt, ku mjaftojnë vetëm 71 vota për ta zgjedhur Presidentin e Republikës. Kaq deputetë i ka Edi Rama, bile diku te 78 deputetë.

Por a do të shkojnë në votim ndonjë deputet nga radhët e opozitës?

Enkelejd Alibeaj tha se asnjë deputet nga PD nuk do të shkojë në sallën kur të votohet emri që do të nxjerrë në raundin e katërt, PS-ja. Ai thotë “jo”, ndonëse nuk kontrollon as 10 deputetë!

Po deputetët e LSI a do të marrin pjesë në votimin e Presidentit në raundin e katërt? Po Fatmir Mediu, Agron Duka, Dashamir Shehi, Vangjel Dule a do të jenë në sallë në momentin e votimit të kandidatit për President, tashmë propozuar nga PS?

SHKARKO APP