“Në zyrën e Spiro Kseres, vaskë dhe sauna”

Nga Taulant Balla*

Arrestohet ministri i puneve te Sali Berishes

Spiro Ksera, ish-ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë e korruptuar te Sali Berishes është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Gjirokastrës. Për arrestimin e tij është zbatuar një urdhër i prokurorisë së Tiranës i mbështetur në një vendim të gjykatës. Ksera akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën për disa tendera gjatë kohës që ishte ministër. Hetimet kishin nisur prej dy vitesh dhe dyshohet se ai ka abuzuar për një shumë rreth 300 milion lekë për tendera në organizmin e disa aktiviteteve të ministrisë. Si bashkëpunëtor i tij dyshohet se ka qenë edhe Klevis Bitro, ish-shefi i kabinetit i cili është aktualisht në burg per korrupsion. Ksera ishte ministër i punës nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Kush nuk e mban mend ne zyren e tij u gjet vaske me hidromasazh dhe sauna.

*Koment i autorit në Facebook.

SHKARKO APP