Negociatat, Basha në Sofje, lobim në Samitin e PPE për çeljen e bisedimeve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur sot për në Sofje ku do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se Basha do të shfrytëzojë Samitin e PPE për të kërkuar mbështetjen për statusin e vendit kandidat.

Po ashtu mësohet se Basha do të jetë pjesë e punimeve të samitit të mërkurën, dhe më pas do kthehet në Tiranë për seancën parlamentare të së enjtes, ku parashikohet të ketë tensione, pas situatës së fundit politike të krijuar nga denoncimet ndaj ministrit Fatmir Xhafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se opozita ka deklaruar, se të ditën e enjte nuk do te lejojë zhvillimin e një seance parlamentare normale. Vendimi i opozitës vjen pas publikimit të audio-përgjimit për vëllain e Ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj, pasi pretendohet se ai është i lidhur me trafikun e drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?