Negociatat/ Conte: Gabim historik nëse nuk anëtarësohen Shqipëria dhe Maqedonia!

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka folur pas përfundimit të mbledhjes së parë të Samitit të BE. Conte shpreh se dita e djeshme do të mbahet mendj si një gabim historik pasi Europa duhet të merrte pranë vetes vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të cilët kanë një jetë që duan të anëtarësohen.

Shkoi keq u thashë kolegëve. Në 1400 kjo zonë ra nën sundimin e perandorisë osmane, pas Luftës së dytë botërore ranë nën regjimin komunist.

Ata kanë një jetë të tërë që duan të hyjnë në Europë, ata e ëndërrojë të hyjnë në Europë.

Data e djeshme e 2019 do të mbahet mend si një datë e një gabimi të rëndë historik dhe për këtë më vjen keq.

Jam përpjekur shumë që të bind kolegë duke u sqaruar se kjo zonë me një shumicë popullsie myslimane që kanë një zhvillim kulturor europian është diçka shumë e madhe, një forcë shumë e madhe

Ne duhet të hapeshim. Janë shumë i dëshpëruar dhe dua tu gjendem pranë komuniteteve shqiptare e të Maqedonisë së Veriut. Në do të jemi gjithmonë pranë tyre. Italia do ti mbështesë gjithmonë dhe shpresoj që ky vendim negativ të mos i zhgënjejë e të vazhdojnë“, u shpreh Conte.

SHKARKO APP