Negociatat dështuan, Rama “braktis” detyrën, Cakaj: Ma ka lënë mua vendimmarrjen
Dy javë pas dështimit të tij për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama duket se është lodhur nga drejtimi i diplomacisë, duke hequr dorë nga detyra e ministrit të Jashtëm.
Kjo pasi ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj thotë se kryeministri Edi Rama i ka lënë në dorë vendimmarrjen e plotë. I ftuar në studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora, Cakaj tha se me kryeministrin ka bashkëpunim të mirë.
“Ne kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer, qoftë kur kam qenë këshilltar qoftë edhe në angazhimet e mira si zv/ministër i jashtëm apo edhe tani që udhëheq ministrinë. Bashkëpunimi ka qenë i mirë.
Ndikimi i kryeministrit është i padiskutueshëm. Unë kam kompetenca të marrë vendime. Liria ime përcaktohet në programin e qeverisë. Kryeministri ka lënë vendimmarrjen e plotë në duart e mia”, tha ai.