Negociatat, gazetarja raporton nga Brukseli: Holanda mbetet skeptike. Ja çfarë do të propozohet në Samitin e Zagrebit
Në Samitin e Zagrebit, që do të mbahet në mars, Shqipëria shpreson të ketë një “po” për negociatat nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian. Megjithatë, veç Francës që ka lënë të hapur mundësinë për të dhënë votën në favor të negociatave, Hollanda mbetet ende skeptike. Këtë lajm e dha gazetarja e Ora News Fjorela Veleshi, e cila raportoi direkt nga Brukseli ku deklaroi se Hollanda kërkon ende më shumë rezultate nga lufta kundër krimit të organizuar.
Fjorela Veleshi: Në takimet me zyrtarët e Bashkimit Europian bëhet thirrje dhe kërkohet që Shqipëria të bëjë më shumë sa i përket Reformës në Drejtësi. Sipas tyre ka ende shumë punë për të bërë. Gjithashtu për Reformën Zgjedhore nuk është një kusht nga Brukseli por një kusht nga Bundestagu. Sa i përket vendeve skeptike, Holanda mbetet ende skeptike sepse është shtet i vështirë. Ajo ka një tjetër vlerësim për krimin e organizuar, pasi kërkon shumë rezultate nga vendi jonë. Të tjera reforma kërkon BE.
Gjithashtu, gazetarja Veleshi tregoi, se sipas burimeve të saj në Bruksel, në Samitin e Zagrebit Shqipërisë do t`i kërkohet të nënshkruajë marrëveshjen për mjedis të pastër. Sipas saj, kjo marrëveshje është një tjetër sfidë për vendet që synojnë të anëtarësohen në BE, pasi unioni e ka shpallur si prioritet kryesor mbrojtjen e mjedisit.
Fjorela Veleshi: Në Samitin e Zagrebit një tjetër detyrë që do t`i jepet Shqipërisë është marrëveshja për mjedisin e pastër. Në këtë samit do të kërkohet nënshkrimi i marrëveshjes për mjedisin. Raporti për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pritet të dalë në mars. Ende nuk është caktuar një datë. Do të ketë një raportim për Shqipërinë se sa kanë ecur reformat.
Në fund, gazetarja Veleshi tregoi se disa përfaqësues të vendeve anëtare të BE kanë mbetur të zhgënjyer nga disa shtete anëtare për kontributin e pakët që dhanë për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve.
Fjorela Veleshi: Në takim me zyrtarë të Brukselit, kanë bërë me dije për RTV Ora kanë mbetur skeptik me disa vende të cilat kanë dhënë pak ose aspak donacione për Shqipërinë. Zhgënjimi më i madh për ta janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tyre SHBA ka dhënë shumë pak ndihmë për Shqipërinë.
/Ora News