Negociatat? Kashahu: Rasti më i mirë, hapja me kushte

Në focus të emisionit Passport të gazetarit Arbër Hitaj, për këtë javë ka qenë integrimi dhe raporti që ka publikuar komisioni europian për Shqipërinë, ku ju propozon vendeve anëtare të Unionit që të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke folur në emër të PD-së, Arben Kashahu që mban edhe detyrën e sekretarit me jashtë, tha se ky raport nuk adreson problematikat e ngritura nga parlamenti gjerman, ndërsa në lidhje me negociatat ai thotë se rasti më i mirë do të jetë hapja me kushte.

Si po shkon Shqipëria, drejt samitit të Zagrebit në fillim të muajit Maj, si janë sinjalet?

Në skenarin më të mirë do të kemi hapjen e negociatave me kushte dhe në skenarin më të keq që urojmë mos të ndodhi, Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut, dhe nuk do ti hapet deri sa të plotësohen kriteret më imediatite. Për fat të mirë pavarësisht se qeveria që nga viti i kaluar kur u adresuan kushtet, qeveria nuk i ka marrë seriozisht dhe nuk ka punuar sicc duhet, por ka qenë kryefjala e opozitës të parit të 9 kushteve të vendosura nga Bundestagu Gjerman, jo vetëm si udhërrëfyes për të dalë nga krizë shumë dimensionale. Qeveria nuk është marrë seriozisht në adresimin e këtyre ccështjeve por ka thënë ne kemi bërë detyrën tonë, është problem i BE

Ju besoj e keni parë me vëmëndje raportin e publikuar pak ditë më parë nga Komisioni Europian, si ju duket ky raport?

Ky raport nuk jep një adresim të qartë për ato kushte që ka vendosur Bundestagu gjerman dhe shtetet që kanë qenë skeptike me Shqipërinë. Partia Demokratike, ka bërë maksimumin për të shtyrë partitë simotra që në shumë vende të BE janë në pushtet. Sigurisht ne nuk mund të evitojmë dot kushtet, por për një që është edhe roli jonë kemi bërë ccmos që ta përmbushim dhe është reforma zgjedhore.

SHKARKO APP