Negociatat me BE, Bregu: Ky shtet vë në ”rrezik” çeljen e…
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu e lexon si zhvillim pozitiv vetë faktin që Presidenti i Komisionit Europian, Juncker më në fund ka nisur të udhëtojë. “Po të bësh krahasimin ndërmjet deklaratës së parë të Junker kur ishte tërësisht i ftohtë ndaj procesit dhe vizitës së tij na Ballkan, ka një ndryshim thelbësor”, shprehet Majlinda Bregu për To Channel.
Shpresat janë që Komisioni Europian të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë, por Juncker nuk bëri dot një premtim paraprak në Tiranë. ”Nuk besoj se i takon Presidentit të bëjë lajmin pa përfunduar raporti që Komision dorëzon në prill”, thotë Bregu.
Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se edhe nëse rekomandimi bëhet në prill, së pari duhet bindur Gjermania të votojë. ”Gjermania, për shembull, është ende në procesin e formimit të qeverisë së saj që do të thotë më pas Parlamenti gjerman apo Bundestagu që jep mendimin do t’i duhen jo më pak se 8 javë që do të thotë dy muaj. Për shumë arsye dhe për qëndrimin e vendeve tjera unë shpresoj shumë që periudha e qershorit të jetë një dritë jeshile për çeljen e negociatave, por nëse vendimi merret në qershor apo në dhjetor nuk besoj se sot këtë mund ta thotë dot kush me siguri”, thotë ish-ministrja e Integrimit.
KOHA JONË SONDAZH

