Negociatat me BE, Kryeministri i Malit të Zi: I ofrojmë Shqipërisë përvojat tona
Kryeministri i Mali të Zi Duško Marković ka uruar qeverinë shqiptare për vendimin e ministrave të Jashtëm të BE për caktimin e datës për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive, që po zhvillohet në Shkodër, Markovic pohoi se Mali i Zi do të jetë përkrah Shqipërisë në këtë rrugë, duke dhënë mbështetjen e tij.
“Sot në Shkodër, unë e kam të njëjtën ndjesi, sikur jam në shtëpinë time. Ky vit ka sjellë mjaft vëmendje në rajon. Mund të jemi të kënaqur për intensifikimin e dialogut. Jam i bindur që mund të bëhet më shumë. Ne duhet të punojmë në shtëpinë tonë. Kam dëshirë që të urojë Shqipërinë për vendimin e BE për vendosjen e datës së çeljes së negociatave. Konfirmoj gatishmërinë e Malit të Zi dhe do të ofroja përvojat e veta. Për këto 6 vite që jemi në procesin e BE, Mali i Zi ka hapur 6 stade për negociatat dhe kemi mbyllur 2. S’duhet harruar se pse jemi në procesin e integrimit të BE, jo vetëm për të hyrë aty, por për të qenë pjesë e saj. Duhet të shohim para. Përveç anëtarësimit në BE, vend i rëndësishëm i takon edhe zhvillimit të marrëdhënieve fqinjësore”, tha kryeministri i Malit të Zi.
Nga ana e tij, kryeministri i Malit të Zi ka theksuar rëndësinë e intensifikimi të bashkëpunimit në fushat e shkëmbimit tregtar dhe projekteve në energjetikë. Sakaq, ai ka përmendur përmirësimin e kuadrit ligjor për marrëveshjen e ujërave mes dy vendeve tona.
“Synojmë intensifikimin e bashkëpunimit mes vendeve tona. Posaçërisht duhet të përpiqemi që të avancojmë bashkëpunimin ekonomik. Afërsia gjeografike dhe struktura ekonomike e ngjashme mund të kontribuojmë në realizimin e projekteve të investimit.
Hapja e pikës së kalimit kufitar Tuz, bajzë, do të krijonte mundësi për avancimin e shkëmbimit tregtar, turizmit, e më gjerë. Duhet punuar me avancimin e mëtejshëm të kuadrit për rregullimit e marrëveshjes së ujërave.
Shqiptarët në malin e ZI janë qytetarë që kontribuojnë në zhvillimin e vendit, janë faktor që kontribuojnë në proceset integruese të vendit. Padyshim që gjithmonë ka mundësi për më shumë, ndaj ne synojmë të mundësojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët e vendeve tona”, u shpreh kryeministri i Malit të Zi.
KOHA JONË SONDAZH

