Negociatat me BE-në – Krijohet struktura shtetërore, si do të funksionojë

Ka hyrë në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e Traktatit të Aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Referuar vendimit të botuar në ‘Fletoren Zyrtare’, ajo përbëhet nga:

Komiteti Shtetëror për Integrimin Europian – i cili do të jetë organi më i lartë dhe do të drejtohet nga kryeministri.

Delegacioni Shtetëror – do të jetë organi përgjegjës për zhvillimin e dialogut politik dhe të negociatave me institucionet e BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi negociator – do të krijohet si organi përgjegjës për zhvillimin e procesit teknik të negociatave, i cili përbëhet nga kryenegociatori dhe jo më pas se 7 anëtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Misioni i Shqipërisë në Bashkimin Europian – do të mbështesë komunikimin diplomatik dhe teknik me institucionet e BE-së si dhe me shtetet anëtare të bllokut.

Sekretariati i Integrimit Europian – do të ketë në përbërjen e tij nëpunës diplomat dhe civilë të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe funksionon pranë këtij institucioni. është përgjegjës për koordinimin e politikave kombëtare me ato të BE dhe ofron asistencë teknike e administrative për Komitetin Shtetëror për Integrimin Evropian, Delegacionin Shtetëror, grupin negociator dhe grupet ndërinstitucionale të punës në përgatitjen e negociatave për secilin kapitull.

Grupe ndërinstitucionale të punës – do të krijohen për secilin kapitull të BE-së dhe janë përgjegjëse për analizën e politikave, legjislacionit, investimeve, procedurave administrative, etj.

Platforma e Partneriteti për Integrimin Europian – përfshin një sërë elementësh, si Informimi, konsultimi, komunikimi dhe përfshirja e shoqërisë civile, grupeve të interesit, sindikatave, botës akademike dhe organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe në procesin e stabilizimasociimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?