Negociatat me BE, Walter Glos: Marrja e vendimit në qershor mund të ndikojë zgjedhjet lokale
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së në qershor pritet të diskutohet për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe për këtë sinjalin e parë e ka dhënë Gjermania.
Drejtori i fondacionit “Konrad Adenauer Stiftung Albania”, Walter Glos tha se marrja e një vendimi në qershor mund të rezultojë e dëmshme, pasi do të ndikonte në zgjedhjet lokale.
“Unë jam i mendimit se marrja e një vendimi në qershor të këtij viti për çeljen e negociatave është i gabuar. Ky është një çast i gabuar, pasi mund të merrej një vendim, i cili mund të kishte një ndikim në zgjedhjet lokale të qershorit të këtij viti”, u shpreh Glos.
Më tej, ai shton se shtatori mund të ishte koha e duhur, pasi Shqipëria mund të arrijë disa rezultate, të cilat do t’i ndihmonin parlamentarët skeptik europianë që të mund të merrnin një vendim pozitiv për rezultatin final për çeljen e negociatave.
KOHA JONË SONDAZH

