“Negociatat” me Çuçin, Rama: Këmbënguli të mos qëndronte tek objektivi bazë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij me kandidatët e PS për zgjedhjet e 25 prillit ka treguar se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka këmbngulur që të jetë i treti të Gjirokastër në listë për deputet.

Teka ka theksuar se ai është një shembull i skuadrës për të fituar.

Faleminderit të gjithë kapitenëve të skuadrave tona në qarqe, për punën, për përkushtimin ndaj skuadrës, nuk dua që ti rreshtoj të gjithë një nga një. Po dua të veçoj Blendi Çuçin, i cili këmbnguli të mos qëndronte tek objektivi bazë, por te kufiri i objektivit maksimal. E solla këtu si një shembull të suksesshëm dhe të përkatësisë ndaj skuadrës. Si shembull të dikujt që është një krye të kësaj skuadre si ajo e Gjirokastër. Kërkoi që të vendoset i treti. Harrojeni sa shumë kemi bërë në këto dy mandate dhe sa shumë kemi punuar në terreni organizativ për të qenë gati me 25 prill.

Të fokusohemi tek detyra jonë, tek detyra që ka secili si individ tek programi i punë synon qytet më qytet, derë më derë, media më media në çdo dritare komunikim me njerëzit. Problemi ynë më i madh në këtë ndeshje janë kundërshtarët e çoroditur. Tani e katër vite kanë bërë çdo gjë për të humbur zgjedhjet. Kanë një ekip të mosozotshëm që ngjan si parkim i vjetër buze autostradës. Të gjithë në sulm për Shqipërinë e të ardhmes. Të gjithë në sulm për drejtësinë e të ardhmes, për shëndetësinë e të ardhmes, për drejtësinë.’- tha Rama.

SHKARKO APP