Negociatat, Parlamenti francez diskuton sot për azilkërkuesit shqiptarë
Asambleja kombëtare në Paris pritet të zhvillojë sot një debat lidhur me emigracionin, debat i kërkuar nga partia e presidentit të Francës Emmanuel Macron. Sipas një dokumenti të hartuar nga qeveria dhe që do t’i paraqitetet parlamentit, obsesion i Macron mbeten kërkesat për azil nga Shqipëria dhe Gjeorgjia, të konsideruara nga Franca si shtete të sigurta, bën të ditur revista franceze Mariann.
Edhe më herët mediat franceze kanë shkruar se Macron ka premtuar se do të veprojë kundër azilkërkuesve falsë veçanërisht nga Shqipëria dhe Gjeorgjia. Nuk dihet nëse sot, teksa do të flitet për emigracioni dhe azilkërkuesit nga Shqipëria, mund të flitet edhe për qëndrimin që do të majë parlamenti francez për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.