Negociatat, Shima: Ta gjykojmë veten para Francës
Drejtori i Informacionit të RTV Ora, Brahim Shima i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora tha se shqiptarët nuk janë gati të futen në Bashkimin Europian.
Brahim Shima: Para se të gjykojmë Francën, duhet të gjykojmë në radhë të parë veten. Franca është një nga vendet që ka krijuar Bashkimin Europian, dhe ka të drejtë të gjykojë se cili vend do të futet apo cili jo. Ne si shqiptarë kemi arritur të punojmë për të kapur këto standarde? Zoti Murrizi thotë se është politika ajo që gëzon, është e vërtetë. Shqiptarët a janë gati të veprojnë si europianë që të mos e lënë politikën të veprojë në këtë mënyrë? Kur shqiptarët nuk janë gati të ndikojnë në vendim-marrje politike, atëherë çfarë kërkojmë ne nga Franca, hajde t’i thonë Francës na bëj nder e na fut, jo të qahemi se Franca nuk na pranon.