Negociatat/ Tsipras në Paris: Çelja e bisedimeve për Shqipërinë të miratohet në mars

Kryetari i SYRIZA dhe ish-kryeministri grek, Aleksis Cipras, ka analizuar domosdoshmërinë e vendimit pro për hapje negociatash me Shqipërinë, duke theksuar paralelisht rëndësinë e plotësimit të detyrimeve ndaj minoritetit grek, nga pala shqiptare.

Konkretisht, Cipras ka thënë sot në Paris se zgjerimi lejon dhe thellësimin, e dy procedurave që kanë ecur bashkarisht historikisht, nga vitet e para të BE-së, kur kishte një vizion aspirant për të ardhmen. Ndërsa, fjalimi i Aleksis Cipras kishte katër aspekte kulminante për të ardhmen europiane të Shqipërisë e Maqedonisë Veriore.

“BE nuk mund të ketë rol gjeopolitik ndërkombëtar dinamik nëse nuk aplikon një strategji të besueshme në rajonin e saj, duke mbështetur plotësisht Marrëveshjen e Prespës. Periudha pas ngrirjes së procesit të integrimit të vendeve Ballkanike, në vitin 2014, shkaktoi destabilizim në rajon dhe fuqizimin e fuqive të treta në dëm të BE-së. Duhet shfrytëzuar dinamika e Marrëveshjes së Prespës, që ngjalli një tjetër impakt në Shqipëri dhe në dialogun me Kosovën, ndryshe BE do të përballet me situata shumë më problematike, destabilizimin e rajonit, ndërsa do të shtohen ndjeshëm emigrantët e Ballkanit Perëndimor në Europë.

Kohezioni i BE-së dhe procedurat integruese rezultative amplifikohen me fuqizmin e metodologjisë, sipas propozimeve zyrtare të BE-së, bazuar në vlerat dhe parimet europiane për një Europë më sociale, jo me pezullimin e integrimit. BE duhet të mbështesë liderët dhe popujt e rajonit, sidomos kur janë të gatshëm të marrin vendime të guximshme e të zbatojnë reformat, në rast të kundërt thjesht ofrojmë hapësirë e justifikueshme për nacionalizmin dhe autoritarizmin”, ka deklaruar Cipras.

SHKARKO APP