Negociatat u hapën, por sa zgjat koha deri në anëtarësimin e plotë? Bilalli: Nga 10 në 15 vite

Profesori i Shkencave politike, ish-deputeti i PDD-së në Maqedoninë e Veriut, Mersel Bilalli, flet për hapjen e negociatave të BE-së me Tiranën dhe Shkupin. Ai vuri në dukje se tanimë ka ndryshuar konstelacioni i kohëzgjatjes së bisedimeve, të cilat zgjasin mesatarisht 10-15 vite, ndërkohë që para vitit 2010 zgjasnin 5 deri në 7 vite.

“Tani zgjasin 10-15 vite. Do kërkohen reforma substanciale, sepse nuk kanë përvojë të mirë nga Rumania dhe Bullgaria. Është mirë për vet shtetet, që duhet t’i bënë reformat për veten, jo për Bashkimin Evropian”.

VMRO-DPMNE-ja në shtator mund të fillojë grumbullimin e nënshkrimeve të nevojshme për referendum mbi përbërjen e kornizës negociuese me BE-në dhe përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë. Për Bilallin ka pak gjasa që referendumi të kalojë dhe do të ketë vlefshmëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?