Negociatat, zbulohet data e debatit në Parlamentin holandez për Shqipërinë
Ambasada Holandeze në Tiranë ka bërë me dije se pasi Komisioni Europian publikoi paketën vjetore të zgjerimit, pjesë e së cilës është dhe raporti i progresit për Shqipërinë, qeveria holandeze do t’i dërgojë Parlamentit një vlerësim të paketës së zgjerimit dhe kjo do të ndiqet nga një debat në datën 3 Nëntor.
“Në datën 6 tetor, Komisioni Europian publikoi paketën vjetore të zgjerimit, pjesë e së cilës është dhe raporti i progresit për Shqipërinë. Si zakonisht, qeveria holandeze do t’i dërgojë Parlamentit një vlerësim të paketës së zgjerimit. Kjo do të ndiqet nga një debat në datën 3 Nëntor, sipas procedurave parlamentare. Gjithashtu, Parlamenti holandez i ka dërguar qeverisë një sërë pyetjesh faktuale në lidhje me paketën e zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian. Qeveria do t’i përgjigjet edhe këtyre pyetjeve në javën që vijon”, shprehet Ambasada e Holandës.
Sot një delegacion i Parlamentit shqiptar do të ketë një takim “online” me Komisionin Parlamentar për Çështjet Europiane në Parlamentin holandez. Aty do të diskutohet në lidhje me çështjet e zgjerimit.