“Nën kujdesin e Ramës dhe Ballës”/ Denoncimi i fortë te Berisha: Dy “të fortët” e Elbasanit po mjekohen në një spital privat në Tiranë

Denoncim i fortë që vjen nga ish kryeministri Sali Berisha e që lidhet me ngjarjen e para dy ditëve në Elbasan ku mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

Sipas ish-kryeministrit, në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe dy emra të njohur, me precedentë të mëparshë penalë, Suel Çela dhe Kelmend Xhaferri, ose i njohur si Kel Çami.

Berisha tha se të dy po kurohen në kujdesin e Ramës dhe Ballës në një spital privat në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Krimenelët Suel Çela dhe Kelmend Xhaferi mjekohen ne nje spital privat ne Tiranë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama ka urdheruar sjelljen e tyre nga Labinoti për mjekim në Tirane”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha.

“Pershendetje dr. Kam info qe Suel Cela dhe Kel Cami kane mbetur te plagosur ne shkembimin e zjarrit ne Elbasan. Ata nga vendi iu ngjarjes policia jo ne spital si te plagosurit e tjere sepse jane ne kerkim por i ka transportuar ne Labinot te ndermarrja e Gjergji Luces. Duket se gjendja e tyrr eshte perkeqesuar dhe po ate mbasdite me urdher direkt te Rames dhe nen kujdesin e Taulant Bego Yaris ata jane transopertuar te shoqeruar edhe nga Policia per mjekim ne nje spital privat ne Tirane”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?