Nën masa të rrepta sigurie, materialet zgjedhore mbërrijnë në Elbasan
Në Qarkun e Elbasanit sipas kryetarëve të KZAZ-ve masat konkrete që kanë marrë KZAZ-të janë masa të parashikuara në kodin zgjedhor dhe aktet nën ligjore të miratuara nga KQZ , të tilla si: afishimi i listave te zgjedhësve në çdo qendër votimi, verifikimi i kushteve te çdo Qendër Votimi për të garantuar një proces zgjedhor sa më transparent në përputhje me parashikimet ligjore, emërimi i komisionerëve sipas propozimeve të subjekteve politike të cilët kanë të drejtën e propozimit të komisionerëve. Aktualisht nga ana e KZAZ-ve është kryer marrja e bazës materiale nga KQZ dhe janë krijuar kushte të përshtatshme në të gjitha VNV -të për kryerjen e procesit të numërimit në perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore.
Gjithashtu janë bërë trajnimet nga trajnuesit e caktuar nga KQZ-ja. Deri në mesditën e kësaj të mërkure janë marrë ne dorëzim nga KQZ-ja vetëm një pjesë e materialeve siç janë kamerat vëzhguese për çdo qendër votimi dhe vetëm për dy nga katër KZAZ në bashkinë e Elbasanit nga shtatë bashki të Qarkut Elbasan kanë mbërritur të gjitha materialet zgjedhore.
Gjithashtu është bërë montimi i monitorëve dhe kamerave në VNV. Materialet e tjera të plota pritet që do të shpërndahen gjatë 48 orëve të ardhshme sipas grafikut të hartuar nga KQZ-ja.
Përsa i përket masave të marra, policia e Shtetit në përputhje me udhëzimet e miratuara nga KQZ, ka marrë masat e nevojshme. Gjatë dites së votimit në çdo qendër votimi do të jetë në gatishmëri një punonjes i policisë seë shtetit, po kështu edhe vendi i numërimit të votave do të ruhet nga punonjesit e policisë së shtetit nga momenti i dorëzimit të materialeve deri në mbylljen e procesit të numërimit, shpalljes së rezultatit dhe dërgimin e materialeve në KQZ.
KOHA JONË SONDAZH

