Nëna e 3-vjeçarit të dhunuar br*talisht në kopsht: E lanë 8 orë pa ngrënë bukë e pa ujë
Një dhunë shokuese dhe e rëndë ndaj një 3-vjeçari në një çerdhe private në Fushë-Kosovë, ka tronditur mbarë opinionin publik. Video që tregon momentet e dhunës është bërë publike nga familjari i vogëlushit, Fatos Geci, i cili e ka ndarë në Facebook, ndërsa shkruan se nipi i tij është rrahur brutalisht nga edukatorja dhe kuzhinierja e kopshtit. Mes të tjerash ai i bën thirrje organeve ligjzbatuese që të marrin masa dhe të çojnë para drejtësisë përgjegjësit.
Nëna e fëmijës, thotë se edukatoret e kanë marrë në telefon për të treguar çfarë ka bërë fëmija në kopsht dhe ajo u ka kërkuar falje. Sipas saj, djali gjatë qëndrimit në kopsht nuk ka ngrënë e as nuk ka pirë për 8 orë rresht.
“Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hangër pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndal i ka hëngër dy hamburger dhe një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali por nuk jam e sigurt”.
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavi, dënon ashpër dhunën teksa thotë se kushdo që e ka ushtruar do të marrë dënimin e merituar dhe se institucionet do të marrin masa e duhura për këtë rast.