Nëna e Alesios drejt përmirësimit, Manastirliu: Nuk do jesh kurrë vetëm

Manjola Cakoni, nëna e Alesios, që shpëtoi nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit po përmirësohet nga ditë në ditë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi në spital Manjolën, duke i dhënë kurajë që të kapërcejë humbjen e madhe. Nga tragjedia në Thumanë, ajo humbi vajzën, bashkëshortin dhe vëllain. Duke premtuar mbështetje maksimale për të dhe djalin, Manastirliu, shtoi se:

”Kurajë Manjola! Për fat të mirë Manjola po përmirësohet nga dita në ditë, me shpresën që të gjejë forcën të kapërcejë humbjen e madhe! Po kujdesemi për mamin e Alesios së vogël që shpëtoi për mrekulli nga tragjedia e Thumanës, që të jetë sa më shpejt me djalin e saj dhe të ringrihen më të fortë”, thekson Manastirliu. Nga ana tjetër, ministrja u shpreh se Manjola nuk do jesh kurrë vetëm. Kreu i familjes Cakoni, Kastrioti bashkë me të bijën Drita Cakoni 15 vjeç, humbën jetën nën rrënojat e tërmetit, bashkë me Albert Carën i cili ishte bashkëshorti i motrës së tij. Alesio ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar edhe të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.

Alesio së bashku me Aurelion, u surprizuan dje ndërsa takuan në Itali sulmuesin e “Juventusit”, Cristiano Ronaldo-n dhe portierin legjendar të “Juventusit” e të kombëtares italiane të futbollit, Gianluigi Buffon. Gjatë takimit, Buffon duke iu drejtuar Alesio Lalës, tha se nga forma e syve ai ngjason me Marco Verratin, bashkëlojtarin e gardianit të Juventusit, tek kombëtarja italine. Ky sigurisht ka qenë një kompliment pasi Verrati njihet për sytë e veçantë. Ndërkohë në fund kur po përshëndeteshin, Buffon i thotë Aurelit 7-vjeçar, Ciao Verrati.

Mjekët dhe infermierët ishin të parët në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë të lënduarve nga tërmeti i 26 nëntorit ku çdo person mori trajtimin e duhur në një kohë rekord. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka falenderuar më herët mjekët dhe infermierët, të cilët sipas saj bënë një punë heroike për trajtimin e më shumë se 900 të lënduarve nga tërmeti. Manastirliu u shpreh se vijojmë të jemi në gatishmëri me ekipet tona mjekësore dhe infermierore çdo ditë në terren, me shërbim 24 orë në çdo ditë të javës në ndihmë të banorëve që mbetën pa strehë nga tërmeti. ”Vijojmë të jemi në gatishmëri me ekipet tona mjekësore dhe infermierore çdo ditë në terren, me shërbim 24/7 pranë banorëve të mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit”.

SHKARKO APP