Nëna e Elvisit e kishte parandjerë tragjedinë, i tha fqinjës se…

Në godinën ku një ditë më parë humbi jetën 25-vjecari Elvis Josifi, janë pezulluar punimet. Ndërsa këtë të shtunë, policia ka vënë pranga dy persona. Të arrestuarit janë tekniku dhe manovratori i firmës së ndërtimit. Ata akuzohen për “shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë 36 vjecarin Elvis Josifi, duke i shkaktuar vdekjen.

Familja Josifi është ndarë me djalin e saj Elvisin. Ata jetojnë në katin e 5 të këtij pallati. Familjarët janë përplasur me pergjegjësit e firmës gjatë ceremonise mortore dhe nëna e viktimës kanë hedhur akuza ndaj firmës duke i akuzuar se i kanë vrarë djalin teksa ai punonte për bukën e gojës. “Djali im nuk vlen sa një drekë. Mos u tallni me gjakun e djalit tonë. Të kalben në burg ata që ma vranë dritën e syve”.

Këto janë fjalët që nëna ju drejtoi përfaqësuesve të firmës që i kërkuan të mbulonin shpenzimet e ceremonisë mortore. “E ëma një ditrë në supermarket, tha se djalin e kishte në punë në ndërtim dhe tha se kishte frikë për të, deri sa vjen në shtëpi unë rri me frikë”, thotë fqinja e 35 vjeçarit për “AbcNews”.

SHKARKO APP