Nëna e Endrit po e pret në Rinas, vajza ende në kamp. Burri u vra në Siri

Nëna e Endri Dumanit është duke pritur për të birin në aeroportin e Rinasit, i cili po riatdhesohet në vendlindje pas viteve qëndrim në Siri. Familjarët kanë bërë me dije se e reja nuk mund të flasë për mediat, pasi është shumë e emocionuar për kthimin e të birit, ndërkohë që në pamjet e publikuara ajo shfaqet vetëm duke qarë dhe duke u dridhur. Nga ana tjetër, gëzimi nuk është i plotë pasi në kampin Al-Hawl ndodhet ende vajza, Eva Dumani.

E quan ditën më të bukur të jetës së tij momentin kur ka marrë vesh lajmin që Endri Dumani do të kthehet në atdhe. Edhe pse i vogël në moshë ai mezi pret që të ta takojë. “Më ka munguar shumë dhe nuk kam pasur mundësi ta takoj, kur mora lajmin nuk e besoja, por kur e pashë me sytë e mi, atë ditë nuk fjeta nga emocionet, ka qenë dita ime më e mirë”, tha kushëriri.

Sonja Ndregjoni, kushëria e Endrit, në një prononcim për Report Tv, rrëfeu emocionet e këtij momenti. “Kontaktin e fundit e kemi pasur para 7 vitesh është një ëndërr e bërë realitet për të gjithë familjen, kemi shpresuar dhe kërkuar dhe tani na duket pak e pabesueshme. Do ishte mrekulli që Eva të ishte sot, por për disa shkaqe që nuk e di, shpresoj që të vij dhe ajo. Ne jemi një familje shumë e madhe, e presin xhaxhallarët, daja, mamaja e tij që ka gjithë këtë video që ëndërron këtë moment, Endi nuk do jetë kurrë vetëm sa ka qenë këto 7 vite. Ato kanë pasur kontakt me babain tim, Eva është shprehur e frikësuar, ajo nuk di se kujt t’i besoj, por ia dolëm që të marrim Endrin. Jemi shumë familjarë këtu. Shtëpia e Endrit dhe Evës është shitur, kemi mundësinë që të kemi gjetur një shtëpi tjetër, aty është dhoma e Endrit dhe Evës, vetëm ato mungojnë”, tha Sonja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?