Nëna e Florencit për mjeken e Onkologjikut: Na mori 1 mijë euro, djali u shua në moshën 24-vjeçare

Florenc Muka ishte një nga pacientët e mjekes Alketa Pere. Ai humbi jetën në Francë në moshën 24-vjeçare, pasi në spitalin Onkologjik në Tiranë ai nuk u shërua. E ëma kujton me detaje përplasjet me mjeken, që disa vite pas vdekjes së djalit e pa në ekrane të shndërrohej në kryelajm.

”Kur kam parë atë doktoreshën aty që thoshte më kanë sjellë një tufë me lule apo më kanë dhënë 10 mijë lekë. Motra ime vinte përditë. Çdo tre ditë takonte doktoreshën dhe te xhepi i saj i futeshin 100 mijë lekë, 200 mijë lekë sepse mjekja nuk vinte në katin e tretë që ta shikonte Florenc Mukën që po luftonte me jetën.

Kur vinte motra ime që e takonte, i fuste lekët te xhepi. Vetëm nga motra ime ajo ka marrë më shumë se 1 mijë euro. Ajo të mos dalë të bëjë viktimën, jo nga kati i katërt por nga 15 katëshi asaj nuk i bën gjë më dobi se ka mbytur shumë njerëz me duar te veta”, u shpreh Bukuria, nëna e pacientit për TCH.

SHKARKO APP