Nëna e kuksianit të burgosur: Do marr rrugët për të liruar djalin
Njëri nga katër kuksianët e mbetur në burg, pse protestuan për taksën e rrugës së Kombit, është edhe Vasil Laçi. Nëna e tij, thotë se do të nxjerrë të birin nga burg në çdo mënyrë, qoftë edhe duke protestuar në çdo derë të shtetit.
Ajo numëron ditët dhe pret të shohë të birin jashtë hekurave. Nexhmija bashkë me familjen nga fshati Bardhoc u vendos në periferi të Kukësit për një jetë më të mirë. Shtëpitë e nisura prej 10 viteve nuk kanë përfunduar së ndërtuari akoma.
”Asnjë gjë më të madhe nuk ka ba Vasili, si gjithë të tjerët, se policia bëri provokimin, siç reagova unë ndaj policisë i pari që kam hy në kordon dhe më ka lëshu sprajt. Akoma nuk jam në terezi me sytë e mi”, -thotë e moshuara për ”Abc News”.
Urimi është vëllai i Vasilit, dhe bën çdo ditë rrugën e Tiranës për t’u takuar me avokatë, gjykatës e prokurorë. ”Atë ditë kam qenë unë i pari që kam dalë në protestë. Për të drejtat e mia, të qytetarëve të Kukësit”.
Në Kukës pritet të përgatitet tubimi i radhës para seancës gjyqësore të Gjykatës së Lartë rreth datës 4 maj.
KOHA JONË SONDAZH

