Nëna e Olldashit: Takimi i fundit dhe pengu që iku para meje

 

Mamaja e Sokol Olldashit, Kozeta, ka përjetuar shumë vuajtje dhe dhimbje në jetë. Por humbja e Sokolit është më e rëndë për të.

Ajo thotë se edhe pse mbahet si një grua e fortë, humbjen e Sokolit nuk e duron dot.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E përcolla atë ditë në orën gjashtë, i pyeti djemtë për detyrat dhe u largua. Nuk e pashë më. Më mbajnë si grua të fortë, por jam rënduar edhe unë. Nuk duroj dot më. E kujtoj çdo ditë. Më thonë se koha shëron shumë plagë, po për mua nuk është kështu, sa më shumë kalon koha, aq më shumë më shtohet malli… Ai nuk duhet të ikte përpara meje. E kam peng, duhet ta kisha lënë pas…”, ka thënë Kozeta për gazetën "Dita". 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?