Nëna e Saimirit: Djali tentoi vetëvrasjen, nusja iku pasi një i tretë…
Arratisja e bujshme e 24-vjeçarit Saimir Ahmeti, nga tualeti i Gjykatës së Apelit në Gjirokasët, ka një histori enigmatike. Prindërit e 24-vjeçarit, dënojnë veprimin e birit të tyre, shprehen se është i pafajshëm. Akuza e tyre shkon për nënën e ish-bashkëshortes së tij si përgjegjëse për krijimin e të gjithë kësaj historie.
“Djali ndodhet në këtë situatë për shkak të nënës së vajzës që djali e pati nuse për 8 muaj. E morëm me dasmë edhe pse pa dëshirën e së ëmës. E morëm me dasmë se ata duheshin dhe se nusja, Bleona, erdhi vetë në shtëpi te ne”, shprehet nëna e 24-vjeçarit nga Delvina.
Pranvera Ahmeti tregon se pasi çifti vendosi të ndahej, vajza kërkoi që të rilidheshin sërish, duke i dërguar mesazhe të birit, ndërsa ajo i këshillonte që 24-vjeçari të ikte në Greqi.
”Vajza ka qëndruar 4 muaj, nuk e di se kush iu fut një i tretë dhe i thotë mos rri me Saimirin. Ajo është e vogël, është vajzë e shkëlqyer. Djali i thotë ok, s’do të jetosh me mua, në rregull. E ka përcjellë deri 30 metra larg shtëpisë së saj sepse ne jemi shumë afër me njëri-tjetrin. Pasi iku nusja, i thashë djalit do ikësh në Greqi. Por Bleona filloi t’i shkruajë mesazhe në telefon ku i kërkon ribashkim. I shkruante Saimir hajde se unë nuk duroj dot pa ty. Dhe djali, ngaqë duheshin, erdhi. Por ata i kishin bërë komplot, mamaja me një të tretë na e bëri këtë gjë. I bënë djalit kurth”, thotë nëna e Saimirit.
Më tej nëna e Saimirit, shton se i biri është zhytur në depresion nga kjo histori. Ajo thotë se Saimiri ka hyrë në pus jo për t’u fshehur, por në tentativë për të kryer vetëvrasje. ”Djali iku nga mendja, kaloi në depresion, madje vajti për t’u mbytur në pus. Dhe djalin e kam akoma në depresion”, thotë e ëma e Saimirit.
KOHA JONË SONDAZH

