Nëna e shoferit të prokurorit mbërrin në spital: ”Po jep jetën për 30 mijë lekë”

Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoj, ishte një nga tre personat që mbetën të plagosur pasditen e sotme, në atentatin me armë zjarri ndaj prokurorit të Durrësit. Maloku ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Në spitalin e Traumës ka mbërritur edhe e ëma e Andi Maloku, e cila, sipas “Ora News”, është lejuar të futet brenda pas shumë debateve, ndërsa tha se djali i saj po jep jetën për 30 mijë lekë si shofer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?