Nëna e Sibora Geganit: Dua të di kush e ndihmoi vrasësin. 9 vite prita që vajza të kthehej

Nëna e Sibora Geganit, 22-vjeçares shqiptare, e cila u vra dhe u muros nga i dashuri i saj 9 vite më parë në Spanjë, trupi i së cilës u gjet pak javë më parë, në një intervistë për ‘‘La Repubblica‘‘ shprehet se do të dijë se kush e ndihmoi vrasësin. Ajo thotë se Sibora ishte shumë e dashuruara me Marcus Gaius Romeo.

‘‘Askush nuk më besoi kur thashë se i kishte ndodhur diçka e keqe asaj. Dua të di kush e ndihmoi vrasësin! Sibora ishte shumë e dashuruar me atë‘‘,-thotë Betta Shahini.

Nëna e Siborës shpresonte që ajo të kthehej e të thoshte jam mirë. ‘‘Kur më erdhi analiza e ADN-së ishte momenti më i keq i jetës sime, sepse kisha një shpresë që vajza ime të kthehej dhe të më thoshte gjithçka ishte mirë. Si e vrau një vajzë në lule të jetës, vetëm 22 vjeçe. Ai për mua ishte një mostër një vrasës‘‘.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?