”Nëna i nxiti të vri*nin babanë”, vëllai i Pëllumb Metës: Nipi i madh konsumonte…
Ramazan Meta, vëllai i Pëllumbit pretendimet për dhunë që kanë ngritur gruaja dhe fëmijët e tij pas krimit nuk qëndrojë. Ai kërkon thellim të hetimeve dhe ndëshkimin e kujdo që ka ideuar krimin.
“Shkaktarja e kësaj pune është e shoqja. Shteti të bëjë punën dhe të gjejë autoren kryesore. Kush pati mundësi t’i mësojë fëmijët? Fëmijët nuk patën asgjë të keqe nga babai i tyre. I shkolloi dhe i mbajti afër. Çfarë të keqe patën? Mirë që e vranë por pse e groposën që ta zhduknin”,-tha ai.
Për të, bashkëshortja e vëllait të ndjerë, Blerina i ka ushqyer fëmijët me urrejtje ndaj të atit dhe njerëzve të tij. Ajo nuk mbante marrëdhënie të mira me askënd dhe detyronte edhe Pëllumbin të mos u fliste familjarëve megjithëse i kishte fqinj. Për fëmijët shprehet se kanë qenë të qetë përveç, djalit të madh Hysenit, i cili kishte prirje të dhunshme dhe së fundmi ishte përdorues i lëndëve narkotike.