Nëna lehonë në burg, reagon ministrja Spiropali: “Lironi Diana Bahçjen. Merrni masa për magjistratët pa tru!”
Diana Bahçja, nëna e cila u arrestua 10 ditë pasi solli në jetë djalin e saj, ka sjellë reagime të forta nga aktivistë dhe politika, të cilët kërkojnë lirimin e saj.
Ministrja Elisa Spiropali po ashtu kërkon lirimin e 27-vjeçares. ”Institucionet e reja të drejtësisë të analizojnë a ka padrejtësi sistemike në dënime ku i dobëti nuk ka ku të qahet? Merrni masa për magjistratë pa ndërgjegje e pa tru”,-shkruan Spiropali.
Postimi i plotë i ministres Spiropali:
Lironi Diana Bahçjen! Cila prokurori, cila gjykatë, cili njeri, kërkon konvertimin e një gjobe në arrest për një nëne lehonë?! Si arrestohet një grua në kushte të tilla?!
Mos janë të njëjtët që lehtësojnë masat e dënimit për burra kriminelë që dhunojnë e vrasin gra të pafajshme?!
Institucionet e reja të drejtësisë të analizojnë a ka padrejtësi sistemike në dënime ku i dobëti nuk ka ku të qahet? Merrni masa për magjistratë pa ndërgjegje e pa tru!
https://kohajone.com/nena-lehone-ne-qeli-burri-e-bej-une-burgun-lirojeni-dianen-qytetaret-ofrohen-te-paguajne-gjoben/